×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Presidentit ka një kërkesë për kongresmenin Eliot Engel

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 16:38

    Miku i madh i Kosovës, Eliot Engel, fundvitin e kaluar kishte iniciuar një rezolutë në Kongresin amerikan, e cila përmban shumë masa për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Tajvanit, ndër të tjera mbrojtjen e njohjes së Tajvanit nga vendet e tjera.


    Kjo rezolutë erdhi në kohën e një fushatë agresive diplomatike të Kinës kundër pavarësisë së Tajvanit.

    Me këtë rezolutë, SHBA-ja synon ndaljen e kësaj fushate dhe rritjen e numrit të njohjeve për Tajvanin.

    Ndërkaq, Artan Behrami-këshilltar i Presidentit të Kosovës, përmes profilit të tij në Twitter ka kërkuar nga Engel që të iniciojë një rezolutë të ngjashme edhe për Kosovën.

    “Historikisht, Eliot Engel ka qenë një mbështetës i madh i Kosovës. Tani është koha për një veprim bipartizan që kërkon thirrje për njohje të mëtutjeshme të Kosovës, për njohje reciproke me Serbinë dhe për forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja tashmë ka përvojë në miratimin e ligjeve të tilla në raste të tjera. Do të ishte një mesazh i shkëlqyeshëm”, ka shkruar ai.

    Miku i madh i Kosovës, Eliot Engel, ka qenë shumë aktiv këto ditë, sidomos me kritika që iu ka drejtuar Administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

    Duket se postimi i Behramit vjen si reagim ndaj këtyre kritikave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!