×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Presidentit Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 11:13

    Zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka reaguar ndaj akuzave të ish’ministrit të Punëve të Jashtme, të Shqipërisë, Ditmir Bushatit, për amnistinë e krimeve të luftës.


    Nga presidenca kanë kërkuar nga Shqipëria që të bëjnë thirrje për hetim të krimeve të luftës në Kosovë.Ish’ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka cilësuar si të papranueshme deklaratën për amnisti të krimeve të luftës.

    Përmes një shkrimi në Twitter, Bushati ka thënë se nuk duhet të ketë hapësirë për politika të tilla, e këto deklarata i ka quajtur të turpshme.

    Ai ka thënë se krimet e luftës nuk janë falshme, por, të dënueshme.

    “Nuk duhet të ketë hapësirë për politikë të revizionizmit, pavarësisht nga vijnë këto deklarata të turpshme. Krimet e luftës nuk janë të falshme, por të dënueshme. Vetëm drejtësia mund të sjellë paqen dhe pajtimin e nevojshëm midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Bushati.

    Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

    Këshilltari i presidentit, Artan Behrami ka shkruar se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë.

    Mirëpo, ai i ka thënë Bushatit se Shqipëria ka instrumente për t’i bërë thirrje Këshillit të Evropës për krimet e luftës, e që t’i kërkojë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që t’i hetojë ato.

    Këshilltari i presidentit thotë se Bushati njeh më mirë se kushdo politikën dhe historinë e Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara.

    Nga ai ka kërkuar që të merr drejtimin e të kërkojë hetim të krimeve.

    I njëjti ka shtuar se Kosova do ta mbështeste, duke thënë se nuk do të ketë amnisti, por, drejtësi.

    “Ditmir Bushati njeh më mirë se kushdo, historinë dhe politikën e Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara.

    Ai do të bënte një punë të shkëlqyeshme duke marrë drejtimin dhe t’i kërkonte Këshillit të Evropës që të hetonte krimet e luftës në Kosovë.

    Kosova do të mbështeste. Asnjëherë amnisti. Por kërkimi i drejtësisë. Me të gjitha mjetet”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!