×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit: Kurti mbrëmë manipuloi me 5 milionëshin e BE-së për koronavirusin

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 9:50

    Adil Behramaj, këshilltar i presidentit, Hashim Thaçi, thotë se mbrëmë kryeministri i shkarkuar Albin Kurti ka manipuluar deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e Bashkimit Evropian të riorientuar për luftimin e virusit COVID19.


    Sipas Behramajt, Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian, pasi që ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, mbrëmë qenka munduar t’i manipulojë deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e Bashkimit Evropian të riorientuar për luftimin e virusit COVID19.

    Këtë asistencë të premtuar nga fondet e BE-së, ai e paska përvetësuar si vlerë të qeverisjes së tij.

    Por, për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian, pasi që ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian.

    Atij 5 milionëshi, Bashkimi Evropian tash vetëm ia ka ndërruar destinimin nga projektet tjera në projekte për luftimin e virusit COVID19.

    Ridestinimi i fondeve të Bashkimit Evropian nga projektet e përafrimit në projekte për luftimin e kësaj pandemie global.

    https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158114226931670

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!