Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçi ku një ndër bisedat ishte edhe dialogu.
Mirëpo, ndaj kësaj telefonate ka reaguar Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, i cili ka shkruar në Twitter se Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i fokusuar në Kosovën por në Serbinë.
“Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i përqëndruar as në synimet e as në perspektivën e Kosovës në dialog por në Serbinë. Kushdo që aspiron një rol duhet së pari të fillojë me Kosovën. Fillimi është gabim”, ka shkruar ai në Twitter.
The Special Envoy for Kosovo/Serbia Dialogue is not focused on Kosovo’s goals nor perspective on the dialogue, but on Serbia. Anyone who aspires a role should reach to Kosovo first. The start is wrong! https://t.co/eav1uSgMwr
— Artan Behrami (@artanbehrami) April 12, 2020