×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit u reagon gjermanëve e francezëve: Presioni ndaj LDK-së është përzierje në punët e brendshme

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 17:33

    Këshilltari i presidentit të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ndaj iniciativës së sotme të Ambasadës së Gjermanisë dhe të Francës, që kërkuan nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe nga zëvëndëskryeministri Avdullah Hoti ta shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë.


    Sipas Behramit, një kërkesë e tillë është e paprecedentë dhe ndërhyrje direkte në punët e brendshme dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    “Demarsh i paprecedent nga Ambasada Gjremane dhe ajo Franceze drejt zëvëndëskryeministrit Avdullah Hoti dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafa. Presioni dhe kërkesa për ta tërhequr mocionin e votë besimit është interferim direkt në demokracinë e brendshme dhe cështjet dhe procedurat kushtetuese në Kosovë”, ka shkruar Behrami në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!