×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltarja e Haradinajt i thotë Vetëvendosjes: Po hiqni dorë nga ndryshimi ende pa ia nisë

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 15:59

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, paralajmëroi krizë në vitin 2021 (kur Thaçit i përfundon mandati) nëse partia e tij dhe VV nuk e sqarojnë çështjen e presidentit të vendit.


    Ai tha se për të qenë marrëveshja funksionale mes VV-së e LDK-së duhet të sqarohen të gjitha pozicionet tash.

    “Nëse nuk e sqarojmë tash pozitën e Presidentit ne po paralajmërojmë krizë në vitin 2021. Në Kosovë kur nuk janë pajtuar partitë për emër konsensual, na ka ardhur emri nga zarfa”, ka deklaruar Haziri.

    Por nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, tha se në rast se bëhet një kërkesë e atillë ajo duhet të adresohet te Kurti dhe të trajtohet aty, por, jo nga grupet teknike apo Haziri.

    Ndaj “pazareve” për presidentin ka reaguar Meliza Haradinaj, këshilltare politike e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.

    Ajo ka deklaruar se VV si fituese e zgjedhjeve nuk do të duhej që për hir të marrëveshjes së koalicionit për pushtet me LDK-në, të sakrifikojë reformën e nevojshme e të shumëkërkuar zgjedhore – e cila do të duhej të mundësojë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm direkt nga populli, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj: 

    PO HIQNI DORË NGA NDRYSHIMI ENDE PA IA NISË!

    Është e pandershme, joparimore, dhe mashtruese që pazari për Presidentin e ri të Kosovës, të bëhet në kurriz të ndryshimit që e kërkoi sovrani me 6 tetor.

    VV si fituese e zgjedhjeve nuk do të duhej që për hir të marrëveshjes së koalicionit për pushtet me LDK-në, të sakrifikojë reformën e nevojshme e të shumëkërkuar zgjedhore – e cila do të duhej të mundësojë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm direkt nga populli, e jo nga pazaret politike.

    Me këtë logjikë, nëse edhe Presidenti i ardhshëm do të jetë politik, më mirë të hiqet dorë nga reforma e tërësishme zgjedhore dhe të vazhdohet me menaxhimin e dështimeve politike!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!