×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltarja e Kurtit i reagon djalit të Thaçit: Je pipi i njeriut më të kërkuar nga Gjykata Speciale

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 11:25

    Një reagim jo i matur i djalit të presidentit Hashim Thaci, ka sjellë një gjest jo të matur edhe në kabinetin e kryeministrit në largim, Albin Kurti.


    Këshilltarja e Kurtit, Fëllënza Podrimja ka thënë se Thaçi, për veprimtarinë e tij ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po kërkohet nga drejtësia ndërkombëtare.

    Ajo përmes profilit në Twitter ka komentuar një fotografi të publikuar nga Endriti, i biri i presidentit Thaçi, i cili kishte postuar një fotografi ku shihet Thaçi duke prerë një pipë, i cili mbante fotografinë e kryeministrit Kurti.

    “Pipi i njeriut më të kërkuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçit, paska postuar në IG”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Gjykata Speciale është ndërtuar mbi pohimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili kishte akuzuar UÇK-në për krime c ‘njerëzorë dhe trafikim të organeve. Hashim Thaci është më i përmenduri në këtë raport. Por atë nuk po e kërkon Gjykata, të paktën deri më tani nuk ka ftesë, sikurse kishte Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe bashkëpartiaku i Kurtit, Rexhep Selimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!