Dy ditët e ardhshme pritet të mbaj mot i vranët dhe i ftohtë.
Sipas Prishtina Weather ditën e martë do të kemi mot pjesërisht të vranët dhe të ftohtë sidomos në mëngjes.
Njoftimi i plotë:
15.02.2021 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
16.02.2021 – Pjesërisht vranët dhe mbetet ftohtë. Në mëngjes shumë ftohtë. Temperaturat në vise të ulëta -11C deri 2C, e në vise malore -16C deri -1C.
Kryesisht qetë me erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeks UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të dobëta, herë herë edhe shumë të dobëta.
17.02.2021 – Pjesërisht vranët dhe ftohtë në mëngjes. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt.
Temperaturat në vise të ulëta -7C deri 5C, e në vise malore -10C deri 3C. Kryesisht qetë, me erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kohëpaskohe edhe në jashtëzakonisht të dobëta.