×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme në Kosovë

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 15:52

    Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


    Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

    Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.

    Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit, në orët e mesditës këshillohet të jetë sa më i kufizuar.

    Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-10 m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!