Ka më shumë se një muaj që në secilën media të botës, duke përfshirë edhe ato të Kosovës, që bëhet thirrje të mbahet distancë rreth 2 metra në vende publike ku ka prezencë të më shumë njerëzve, por duket se në Vushtrri ky lajm nuk ka shkuar ende.
Më shumë se sa institucionet, përgjegjësinë për ndalimin e përhapjes së coronavirusit e kanë vetë qytetarët, pasi u kërkohet të kenë shumë kujdes gjatë kontaktit me njerëz të tjerë, shkruan Reporteri.net.
Pavarësisht thirrjeve për të mos u grumbulluar dhe për të mbajtur distancë rreth 2 metra, sidomos në ato vende ku ka prezencë më të madhe të njerzëve, kjo nuk po respektohet aq sa duhet nga qyetetarët.
Një fotografi e cila sot po qarkullon nëpër rrjetet sociale, dëshmohet kjo. Aty shihen me dhjetëra qytetarë duke pritur para objektit të komunës së Vushtrrisë, jo duke mbajtur distancën për t’u kujdesur nga rreziku i përhapjes së virusit, por duke qëndruar ngjitur njëri me tjetrin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.