×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë 10 deputetët më të votuar të LDK-së

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 20:55

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka arritur ta sigurojë listën e kandidatëve për deputet nga LDK-ja të cilët kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.


    Sipas kësaj liste, Vjosa Osmani, që ishte bartëse e listës ka grumbulluar saktësisht 175.02 vota,

    I dyti është Kujtim Shala, i cili ka 38 mijë e 693 vota, i treti Anton Quni me 31 mijë e 405 vota, shkruan Reporteri.net.

    Lumir Abdixhiku është i katërti me 29.363 vota, ndërsa peshën e përmbyllë Avdullah Hoti me 25.867 vota.

    I gjashti renditet Besian Mustafa (zëdhënës i LDK) ka siguruar 18.323 vota, e shtata është Marigona Geci me 17.587 vota, i teti Driton Selmanaj me 16.033 vota, i nënti Arban Abrashi 14.113 dhe dhjetëshen e mbyllë Ekrem Hyseni me 13.579 vota. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!