Koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate-Konservatorët-E30 dhe Ideal, kanë publikuar renditjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net
Me 110 kandidatë për deputetë, AAK thotë se kjo listë është e përbërë nga “njerëz të devotshëm, gra e burra të dëshmuar”.
“Lista e Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, me njerëz të devotshëm, gra dhe burra të dëshmuar, jo vetëm në përcaktimin e tyre për Shtet e Familje por edhe me përgatitje të admirueshme profesionale, është oferta më e mirë për Kosovën”, thuhet mes tjera në njoftim.
Kjo parti thotë se me këtë listë janë të fokusuar në një përfaqësim dinjitoz.
“Me politikanë me përvojë, pjesëtarë nga shoqëria civile, njerëz të dëshmuar në udhëheqje e në sektorë jetikë për vendin, janë garanca më e fortë e përfaqësimit të zërit të qytetarit në Kuvendin e Kosovës.
Të fokusuar në cilësinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz, gjinor, rajonal e sektorial, Lista e Koalicionit të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër dhe bartës i listës, Ramush Haradinaj, është Listë për Kosovën Fituese”.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.