×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy serbët e arrestuar në aksionin e sotëm në Veri

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 8:06

    Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    “Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, në Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes se z. O. Ivanovic. Ky operacion policor është realizuar në baze të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesetar policor m/k/s mbetet ne kërkim”, ka thënë Kelani për Reporteri.net.

    Gazeta Express shkruan se zyrtari i lartë i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rado Basara, është personi i cili sot në orët e para të mëngjesit u arrestua nga njësia speciale e Kosovës. Ky person dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviqit.

    Basara dyshohet po ashtu të ketë gisht edhe në krim të organizuar në këtë pjesë. =

    E ndërkohë, organet e rendit, përveç arrestimit të Rado Basarës e kanë arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

    Megjithëkëtë, detaje për këtë rast ka dhënë para pak minutave prokurori special që po e heton rastin, Sylë Hoxha.

    Ai ka thënë se ky aksion është bërë në bazë të një urdhërese nga Prokuroria Speciale me vendim të Gjykats Themelore të Prishtinës, saktësisht Departamentit për Krime të Rënda.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!