Rreth 316,000 nxënës në Republikën e Kosovës kanë pasur mundësinë për treguar aftësitë e veta në art muzikor, art pamor, recitim, poezi, teatër, debat, ese hulumtuese.
Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë vetëm për garën në nivelin e shkollës kemi 14,800 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.
Nga sot ka filluar shpallja zyrtare të listave të nxënësve fitues në nivelin shkollor për komunat e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Në komunën e Podujevës janë 1091 fitues, Mitrovicë Jugore 651, fitues, Dragash 343 fitues, Novobërdë 128 fitues dhe Hanit Elezit 178. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 2391.
Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.
Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.
Rezultatet e nxënësve në bazë të komunave mund t’i shikoni duke klikuar në linqet e mëposhtme:
Rezultatet në komunën e Podujevës
Rezulatet në komunën e Mitrovicës
Rezulatet në komunën e Hanit të Elezit
Rezultatet në komunën e Dragashit
Rezulatet në komunën e Novobërdës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.