×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë kandidatët për gjyqtar në Gjykatën e Apelit

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 10:12

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka publikuar emrat e katër kandidatëve për një pozitë për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

    Ali Kutllovci, Fatos Sejdijaj, Sabit Sadikaj dhe Shaban Shala janë kandidatët që kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar procesit të intervistimit për t’u avancuar në pozitën gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

    Ndryshe, procesi i intervistimit të kandidatëve pritet të zhvillohet më 4 mars 2025.

    Paneli para të cilit do të zhvillohen intervistat janë: Kadrije Goga–Lubishtani– kryetare e panelit, Albert Zogaj, Vilard Bytyqi, Ahmet Imami dhe Milena Deriq- anëtarë, kurse Zydih Haziri dhe Teuta Ibrahimi anëtarë rezervë të panelit.

    Kujtojmë që KGJK në mbledhjen e 337-të të mbajtur më 26 dhjetor 2024 kishte bërë shpalljen e konkursit të brendshëm për këtë pozitë.

    Ky proces do të monitorohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)./Betimi për Drejtësi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!