×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë tre policët që u arrestuan sot për rastin “Karaçeva”

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 17:10

    Autor: Mirlind Behluli


    Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë arrestuar sot edhe tre policë të dyshuar në lidhje me rastin “Karaçeva”.


    Gazeta Online “Reporteri.net” nga burime të saj brenda Prokurorisë së Gjilanit mëson se tre zyrtarët e Policisë që janë arrestuar janë Fitim Kryeziu, Naim Selishta dhe Naim Krasniqi.

    Lajmi për arrestimin e tyre është bërë i ditur përmes një komunikate nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

    “Tre të dyshuarit (zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitarë – Lindje) janë ftuar sot në orët e paradites për intervistim në cilësi të të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali.

    Të njëjtit pas intervistës me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “ Kontrabandimi me mallra” e paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurave administrative me rekomandim të IPK-së edhe janë suspenduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!