×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë zyrtarë serbë që kanë ndalesë të përhershme për të hyrë në Kosovë

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 12:15

    Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka reaguar në lidhje me moslejimin që Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin të hyjë në Kosovë.


    Ai ka shkruar në Twitter se personalisht e ka nënshkruar ndalesën për zyrtarët serbë të Ministrive të Mbrojtjes respektivisht të Brendshëm sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme.

    “Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin që njihet për gjuhën fyese dhe raciste kur iu drejtohet shqiptarëve është duke u ankuar që ai nuk po lejohet të hyjë në Kosovë. Të gjithë ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë. E di këtë, sepse unë e kam nënshkruar ndalesën”, ka shkruar Selimi.

    Selimi në Twitter ka publikuar një dokument nga koha kur ishte Ministër i Punëve të Jashtme ka nënshkruar një vendim në vitin 2016, që iu ndalon hyrjen në Republikën e Kosovës, bartësve të funksioneve të ministrave/eve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë përderisa nuk pranojnë ftesë zyrtare dhe individuale nga homologët e tyre në Republikën e Kosovës.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!