×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto dy ministri do t’i udhëheq NISMA e Limajt në Qeverinë e Re

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 14:56

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se gjatë takimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës ka lidhur marrëveshje me LDK-në.


    Ai ka bërë të ditur se partia e tij do të marrë dy ministri dhe një zëvendëskryeministër.

    “Detajet e marrëveshjes i shihni pas pak kur del në public. Mirëpo, ne kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin”, ka shtuar ai.

    Por Reporteri.net merr vesh se kjo parti do t’i udhëheq Ministrinë e Punës dhe Ministrinë e Tregtisë.

    Këto dy ministri, NISMA i ka drejtuar edhe gjatë qeverisë Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!