Sot është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario dhe komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi.
Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, Michele Risi pas ceremonisë, është prononcuar për media, ku ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë duke qenë në shërbim të të gjitha komuniteteve, shkruan Reporteri.net.
“Është nder i madh për mua të jem këtu në këtë moment të veçantë. Ne jemi një forcë që përbëhet nga ushtarë të trajnuar. Kjo është shenjë e përkushtimit të të gjitha shteteve. Jam shumë krenar që jam pjesë e një linje të gjatë liderësh që kanë kontribuar në ruajtjen e paqes këtu që nga viti 99. Ne do të vazhdojmë me përpjekjet për të mbajtur paqen dhe sigurinë duke i mbrojtë të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera gjeneralmajor Michele Risi.
Ndërkohë komandanti në në largim Gjovani Fugo ka thënë ditë më parë se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, por sipas tij, prania e KFOR-it në Kosovë nuk ndërlidhet me ndonjë periudhë kohore.
Ndërkohë në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se KFOR-i vazhdon ta ketë besimin më të madh të qytetarëve, dhe ky besim nuk është i rastësishëm, por falë punës profesionale të punës së suksesshme të ushtarëve. /Reporteri.net