×
  • Lajme
  • Lajme

    3 mijë e 92 euro për dreka shpenzoi kryeministri që ha sandwich në zyrë

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 20:45

    Ndonëse u tha se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën me vete në zyrë, shpenzimet që ka bërë ai nga buxheti i Kosovës, tregojnë të kundërtën.


    Që nga 3 qershori kur e mori detyrën si kryeministër, Avdullah Hoti ka shpenzuar mbi  25 mijë euro nga ai  dhe kabineti tij në dreka, bileta, akomodime, taksi, telefon e derivate.

    Deri më datën 30 shtator kryeministri Hoti, për drekat n drekat zyrtare të parit të ekzekutivit i cili tha se për drekë merr me vete sandviç nga shtëpia në zyrë.

    Sipas dokumenteve që i ka marrë Gazeta Express nga Zyra e Kryeministrit, jashtë shtetit, me para të taksapaguesve kosovarë, drekat që i ka ngrënë i pari i ekzekutivit kapin shumën prej 3 mijë e 92 euro.

    Bazuar në këto të dhëna kryeministri ka shpenzuar plot 6 mijë e 7 euro në akomodime dhe 3 mijë e 797 euro të tjera në bileta.

    247 euro e 94 cent Hoti i shpenzoi në telefonata.

    Ndërsa në derivate kryeministri ka shpenzuar  433 euro e 92 cent.

    Kujtojmë se zëvendësi i tij, Driton Selmanaj kishte thënë se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

    “Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviça me bukë të zezë dhe e han në zyrë. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, kishte deklaruar Selmanaj.

    I pyetur se çka ka ngrënë për drekë, kreu i ekzekutivit ishte përgjigjur: “sandviç si përditë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!