Platforma “Global Fire Power” ka publikuar listën e ushtrive më të fuqishme në botë për vitin 2024, ku vërehen disa ndryshime sa i përket renditjes për shkak edhe të luftës në Ukrainë, si edhe tensioneve mes Tajvanit e Kinës.
Siç vërehet në dhjetëshen e parë nuk ka pothuajse fare ndryshime përveç rënies së Francës në vendin e 11 dhe ngjitjes së Turqisë në vendin e 8-të.
Ndërsa Ukraina paraqitet në pozicion të mirë, kjo edhe për shkak të ndihmës së dhënë nga Perëndimi që prej nisjes së agresionit rus në muajin Shkurt 2022, si dhe vërehet një ngjitje e fortë e Gjermanisë pas rritjes së buxhetit të mbrojtjes nga qeveria një vit më parë.
“Global Fire Power” bën renditjen e përvitshme të ushtrive më të fuqishme në botë duke u nisur nga një mori faktorësh siç janë teknologjia; numri i ushtarëve; infrastruktura; pasuritë nëntokësore; popullsia, etj.
LISTA me 20 ushtritë më të fuqishme në botë: