Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për raundin e dytë për kryetar komune, pa përfshirë komunën e Dragashit.
Me shumicë votash anëtarët e KQZ-së kanë miratuar rezultatet e zgjedhjeve për 20 komuna që kanë qenë në balotazh.
Partitë politike mund të paraqesin ankesa brenda 24 orëve në PZAP sa i përket shpalljes së rezultateve.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se Dragashi s’është përfshirë pasi për rezultatin e kësaj komune ka ankesë në Supreme.
“KQZ mund t’i shpall rezultatet për 20 komuna përjashtuar Dragashin, dje të premten PZAP ka marrë vendim për apelin e paraqitur që i takon komunës së Dragashit dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
KËTU mund t’i gjeni të gjitha rezultatet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.