Ushtarët turq në Komandën Rajonale Lindje kanë kryer sot një trajnim, njoftoi KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.
KFOR-i publikoi disa fotografi në Facebook, duke shkruar se ushtarët janë “gjithmonë të gatshëm për të zhvilluar operacione” në përputhje me rezolutën 1244 të OKB-së.
“Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindje, kryejnë trajnimin e CRC. Ushtarët e KFOR-it janë një forcë profesionale e trajnuar mirë, gjithmonë të gatshëm për të zhvilluar operacione në përputhje me UNSCR 1244 për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, njoftoi KFOR-i.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.