×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR njofton vdekjen e një ushtari turk

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 19:19

    Sot është ndarë nga jeta, gjatë gjumit, një ushtar i Ushtrisë Turke i punësuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit. Shkaku i saktë i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.

    KFOR thotë se ushtari shërbeu me dallueshmëri dhe kontribuoi me shërbimin e tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij në mision do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë.

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka shprehur ngushëllimet e tij të përzemërta.

    “Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it,” thuhet ne reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!