Pas zhvillimeve në veri të Kosovës ka reaguar edhe KFOR-i, duke bërë thirrje për qetësi dhe duke shtuar se nuk ka arsye për frikë.
Siç thuhet në komunikatën e KFOR-it, ky operacion lidhet me korrupsionin dhe nuk përbën shqetësim për komunitetet, shkruan Reporteri.net.
“Lidhur me situatën aktuale, KFOR-i informon se Policia e Kosovës po kryen një operacion policor në tërë Kosovën, pas fletëarrestimeve të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me një hetim mbi korrupsionin. KFOR-i inonfirmon se kjo është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatën e KFOR.
Ndërkaq, KFOR ka bërë thirrje për palët që me mosmarrëveshjet të merren në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi.
“Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë. Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar”, thuhet tutje aty.
Ndryshe, operacioni i Policisë së Kosovës rezultoi me dhjetra të arrestuar mbi dyshim për përfshirje në kontrabandë dhe krim të organizuar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.