×
  • Lajme
  • Lajme / Ligji për KPM-në

    Kica-Xhelili: Po synohet të ushtrohet kontroll i drejtpërdrejtë mbi mediat në Kosovë

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 22:05
    Doarsa Kica-Xhelili

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar ashpër miratimin e ligjit për KPM-në, duke e cilësuar atë si një “sulm mbi demokracinë”.

    “Votimi është shqetësues, është i dhimbshëm por jo i papritshëm. Pra ka një kohë të gjatë që sa i përket ligjeve të cilat në mënyrë të përditshme që po avokohen të largohen nga rendi i ditës, po vazhdojnë më një insistim të pashoq dhe s’po flasim veç për ligjin për KPM-në. Ligji që ka kaluar sot është një sulm mbi demokracinë. Sa i përket sulmeve mbi demokracinë, unë mendoj që Qeveria e sotme është duke etablu pjesëmarrjen e vet si shembull për të dhënë nesër, pasnesër të një qeverie e cila i përmbys të gjitha shtyllat e demokracisë.”

    Kica-Xjelili argumentoi se ligji, i cili në vetvete përmban synimin për të “politizuar KPM-në”, pasqyron synimin e qeverisë për të “ushtruar kontroll të drejtpërdrejt në mediat në Kosovë.”

    “Një ligj kaq vital për mediat, i cili nuk e ka shterur  konsultimin publik, një ligj i cili në përmbajtjen e saj vërehet që synimin e saj e ka politizimin e KPM-së, hiq më larg se te anëtarësia e KPM-së me lojën që po bëhet me numrin e anëtarëve të Këshillit, vërehet që synimi nuk ka të bëjë me rregullimin e mediave audio-vizuele. Vërehet që nuk ka të bëjë me mbështetjen e mediave por ka të bëjë me domosdoshmërinë e qeverisë së tanishmë që të kontrollojë në mënyrë të drejtpërdrejtë mediat në Kosovë”, tha deputetja.

    Sipas saj, Kosova “shndërrohet në një shtet jo stabil, i cili po ndërmerr veprime që shkojnë në kundërshtim me demokracinë në vend”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!