×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është arsyeja e dorëheqjes së Qazim Rrahmanit nga pozita e zëvendësministrit

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 16:10

    Ish-zëvendësministri i Financave, Qazim Rrahmanin, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, siç duket nuk do të mbes pa punë, pasiqë në letrën e dorëheqjes së tij nga dikasteri i Financave, thuhet se “angazhimi im politik do të vazhdoj në një pozitë tjetër”.


    Ndër të tjerash thuhet se angazhimi i tij nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit të ashkalinjëve.

    “Por pas konsultimit dhe vendimit të partisë të cilës i takoj, PAI-së dhe angazhimit tim politik në subjektin Partia e Ashkalinjëve për Integrim, angazhimi im politik do të vazhdoj në një pozitë tjetër, dhe për shkak të angazhimit kërkoj mirëkuptimin tuaj të më lironi nga detyra e zëvendësministrit të MFPT-së”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!