6 anëtarë të kabinetit të Qeverisë së Avdullah Hotit kanë dhënë dorëheqje pak para senacës konstityuive të Kuvendit.
Arsyeja e dorëheqjes së tyre është se kanë fituar votat për deputet, dhe pas pak pritet të japin betimin në Kuvend. Rrjedhimisht, të njëjtit nuk mund të mbajnë dy pozita, shkruan Reporteri.net.
Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë të parët dorëheqje. Pas kërkesës së tyre, nga detyra është liruar edhe zëvendëskryeministri tjetër Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, dhe ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi.
Kështu ka bërë të ditur Antigona Baxhaku, këshilltare për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.
Ata kanë kërkuar të lirohen nga detyra pasi që duan të vazhdojnë si deputet të Kuvendit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.