×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është biçikleta me të cilën Dardan Krivaqa po tentonte t’i ikte policisë

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 14:23

    I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa, është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Krivaqa është arrestuar në fshatin Sojevë të Ferizajt, në orën 12:05.

    Ndërkohë, në media janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit.

    I njëjti po lëvizte me një biçikletë teksa po tentonte ti ikte Policisë.

    Dardan Krivaqa dyshohet se kreu veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, duke e privuar nga jeta partneren e tij 18-vjeçare, M.O.

    Krivaqa bashkë me të dyshuarin tjetër, Arbër Sejdiun, të dielën e kishin dërguar 18-vjeçaren pa shenja jete në emergjencën e Spitalit Rajonalt të Ferizajt.

    Dy të dyshuarit më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

    Arbër Sejdiu ishte arrestuar mbrëmjen e së dielës, ndërsa Policia e Kosovës po kërkonte edhe ndihmën e qytetarëve për të kapur të dyshuarin kryesor i cili ndodhej në arrati, Dardan Krivaqën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!