×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është fotografia e shqiptarit Kujtim F. që dyshohet se u përfshi në sulmin e Vjenës

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 11:38

    Gazetari i njohur austriak, Florian Klenk, i cili po merret me hulumtimin e sulmit terrorist të natës së kaluar në Vjenë, ka sjellë detaje të reja mbi sulmuesit.


    Në postimin e fundit në Twitter, ai ka publikuar një fotografi, i cili sipas tij është një nga terroristët.

    Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Kujtim F. i cili thuhet se është me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

    Ndryshe, sipas mediave austriake, ai ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri. Në korrik ai u pengua të shkojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!