×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja e infermierit që u ther sot në QKUK

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 20:30

    Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë ka njoftuar se infermieri i cili u plagos me thikë në vendin e tij të punës, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike.


    “Sapo ka dal nga salla e operacionit kolegu ynë F.B. i cili sot u plagos me thikë në vendin e tij të punës, në Klinikën e Urologjisë. Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipës nga QKUK. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falënderojmë ekipën mjekë dhe infermier që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike. Në emër të kryesisë i urojmë shërim të shpejtë, poashtu urojmë që raste të tilla të mos ndodhin më kurrë”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:35 dhe rasti po trajtohet nga njësitet policore.

    “Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë.”, tha Krasniqi për Reporterin.

    E për këtë rast ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku bëhet e ditur se është sulmuar F.B., i cili do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.

    SHSKUK shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve të cilat janë të pa pranueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!