Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK), janë duke u trajtuar 20 pacientë të infektuar me Covid-19.
Infektologu Izet Sadiku, në një intervistë tha se dy prej pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tutje, ai tha se gjendja e pacientit që është raportuar me variantin afrikan ka qenë në gjendje të rëndë dhe po trajtohet me oksigjenoterapi.
“Situata është e qetë në klinikë. Kemi raportuar që numri i të infektuarve dhe hospitalizuarve ka rënë dhe kemi 20 pacientë të shtrirë në klinikën infektive, ku dy pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore ndërsa gjendja e të tjerëve është stabile”.
“Pacienti që është raportuar me variantin afrikan është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka qenë në gjendje më të rëndë dhe është në oksigjenoterapi dhe ende vazhdon në trajtim mirëpo ai ka përmirësime të lehta”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.