Situatë e qetë duket të jetë në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, edhe pas rastit të fundit ku u vra një polic dhe u plagos një tjetër në Serbi.
Sipas faqes për menaxhimin e kufirit, pika kufitare Dheu i Bardhë del të jetë më e ngarkuar, ku qytetarë po presin deri një orë për hyrje në Kosovë.
Ndërkaq, nga përditësimi i fundit i orës 09:23, në pikat tjera si Jarinje, Bërnjak dhe Merdar lëvizjet janë të shpejta dhe pa ndonjë pengesë me pritje deri në 10 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.