Një mësuese mbeti e plagosur sot në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë pasi u ther me thikë nga një prindeje e një nxënëseje.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10 e 30 çka Reporteri.net raporti për rastin në fjalë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ngjarjes me ç’rast njoftoi se ka vizituar mësuesen e cila po merr trajtimin në QKUK dhe ajo gjendet jashtë rrezikut për jetë.
“Para pak orësh në shkollën 7 marsi në Prishtinë një prind e një nxënëse në parashkollor ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës. Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin. Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellë dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë”, shkruar Ahmeti në Facebook.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për Reporteri.net se viktima është mësuesja me inicialet V.P., ndërsa e dyshuar B.D., femer, 38 vjeç. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.