×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është historia e tentim-vrasjeve dhe vrasja e mbrëmshme e “Qorrit” në Prizren

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 9:17

    Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren.


    Ai fillimisht kishte rezistuar arrestimin nga ana e policisë e më pas kishte gjuajtur në drejtim të tyre edhe me armë zjarri.

    Policët në vetëmbrojtje i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri Qorrit dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse. Por kush ishte personi i cili u vra mbrëmë nga ana e Policisë së Kosovës?

    Sipas hetuesisë kosovare, personi në fjalë kishte të kaluar kriminale. Akuzohej për dy raste të tentim-vrasjeve. Rastin e fundit e kishte pasur më 16 shtator të këtij viti, shkruan Express.

    E gjithë lagjja ishin në hall nga ai.

    Besnik Shala 32- vjeçar i njohur me nofkën “Qorri”, që një kohë po jetonte në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Por aty, ai vazhdimisht kishte bërë probleme me fqinjët. Madje në disa raste kishte intervenuar edhe Policia e Kosovës. Njëjtë kishte bërë edhe në mbrëmjen e 22 shtatorit. E kur policia e kishte lokalizuar vendndodhjen e tij, Besnik Shala ‘Qorri’ kishte filluar që të shtijë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kishin shkuar atje për ta arrestuar.

    Por tashmë viktima, kishte rezistuar që t’i përgjigjej urdhrave të Policisë. Madje mbrëmë kishte nisur edhe të shtëna ndaj zyrtarëve policor.

    Duke u gjendur në një situatë të tillë, zyrtarët policor kanë shtënë në drejtim të ‘Qorrit’. Personi në fjalë ka ndërruar jetë pas plumbave të marrë në vendin e ngjarjes.

    Në një përgjigje për Gazetën Express, detaje kanë dhënë zyrtarët nga ana e Policisë së Kosovës. Shaban Osmanollaj nga PK’ja e Prizrenit ka deklaruar se i dyshuari kishte vepra të ndryshme kriminele.

    Ai akuzohej për dy tentim vrasje. Rastin e fundit për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ka pasur me datë 16 të këtij muaji.

    “Personi në fjalë ka qenë i njohur për zyrtarët policor të Kosovës. Akuzohej për dy raste të tentim vrasjes. Në lagjen ku ai ka jetuar në vazhdimësi ka shkaktuar probleme. Me datë 16 të këtij muaji ai dyshohej edhe për veprën penale të ‘Tentim vrasjes’, thënë Osmanollaj.

    Osmanullaj ka deklaruar se tashmë i vdekuri qenë i kërkuar me flet arrest nga Prokuroria në Prizren. I dyshimti ka pasur fletarrest për tentim vrasje.

    Por, kush është Besnik Shala – Qorri dhe me çka lidhet e kaluara e tij?

    “Qorri”, akuzohej për të paktën tri vepra penale. Atë të ‘Tentim vrasjes” “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se “qorri” ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!