×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Kjo është kërkesa e familjes për zhvarrosjen e Liridonës

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 11:21

    Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, ka thënë se ende s’kanë marrë përgjigje për kërkesën e tyre për zhvarrosjen e saj nga fshati i bashkëshortit të saj, Naim Murseli, që dyshohet se e porositi vrasjen e saj.

    Ai tha se prokuroria duhet të nxitojë sepse familjarët e Liridonës janë në gjendje të rëndë emocionale dhe zhvarrosja e saj do t’ia lehtësonte sadopak.

    “Kjo është një procedurë dhe përjetim tëpër i rëndë për ne. Dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë veshtirësi, por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj.Do ta vlerësonim nëse kërkesen tonë do ta aprovonit në procedurë të shpejtuar. Po ashtu kërkojmë nga ju gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrojes, përmes policisë të na siguroni privatësi të plotë”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

    Vëllai i Liridonës sot para gjykatës ka folur edhe për ditën tragjike, derisa ka treguar se motra e tij tashmë e ndjerë atë ditë kishte qenë tek familja e saj, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se atë ditë i kishte thënë disa herë Liridonës të mos kthehej tek familja e burrit, por të qëndronte ende aty.

    Ademaj gjithashtu ka bërë të ditur se ka qenë gruaja e tij ajo që i ka dhënë lajmin e hidhur, derisa shtoi se prindërve fillimisht nuk iu kishte thënë se Liridona ka vdekur.

    Vëllai i Liridonës: Atë ditë ishte tek ne, e luta të rrinte – prindërve ju thash nuk dihet ende nëse ka vdekur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!