×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja e 30-vjeçares

    Vëllai i Liridonës: Atë ditë ishte tek ne, e luta të rrinte – prindërve ju thash nuk dihet ende nëse ka vdekur

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 10:57

    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës sot para gjykatës ka folur për ditën tragjike, derisa ka treguar se motra e tij tashmë e ndjerë atë ditë kishte qenë tek familja e saj, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se atë ditë i kishte thënë disa herë Liridonës të mos kthehej tek familja e burrit, por të qëndronte ende aty.

    Ademaj gjithashtu ka bërë të ditur se ka qenë gruaja e tij ajo që i ka dhënë lajmin e hidhur, derisa shtoi se prindërve fillimisht nuk iu kishte thënë se Liridona ka vdekur.

    Leonardi tha para gazetarëve sot, pas seancës dëgjimore për tre të dyshuarit se ai fillimisht kishte dërguar prindërit në spital për t’ju dhënë qetësues.

    “Liridona u vra në mënyrë mizore. Ajo ishte grua e fuqishme, motër e fuqishme dhe doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet. Atë ditë ka qenë në shtëpinë tonë, kishte flejt tek ne, prej që është kthyer në Kosovë rrijke tek ne shumë, i thash mos shko, por më tha po shkoj- po shkoj. Edhe fëmijëve ju thash mos shkoni se po kënaqem. Pasi ka arrit në Prishtinë babës i ka tregu që do të shkonin tek një restaurant. Nga ora 22:20 më ka thirr gruaja edhe mka thënë e kanë vra Liridonën. Ne kemi edhe një djal të axhes dhe mendova se mos ai. Unë isha në punë kam shkuar shpejt tek shtëpia. Nuk dija çfarë të bëja.Nuk dojsha me besu qe Liridona ka vdek. Kam shku drejt me familjarët në spital për me ju dhënë qetësus. Morën qetësus dhe morëm rrugën për Prishtinë dhe nuk ju kam treguar që kanë vdek”, tha ai para gazetarëve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!