×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është kosovarja pjesë e policisë austriake që luftoi mbrëmë terroristët

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 14:29

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.


    “Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

    Ndryshe, në arrestimin e terroristëve në Vjenë u raportua se kanë marrë pjesë edhe tre policë nga Kosova.

    Këtë e ka bërë të ditur kryediplomatja kosovare Meliza Haradinaj.

    Ajo në një konferencë të përbashkët me ministrin e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë se tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës. /Reporteri.net

    https://twitter.com/beqecufaj/status/1323614016913219584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323614016913219584%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkjo-eshte-kosovarja-pjese-e-policise-austriake-qe-luftoi-mbreme-terroristet%2F

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!