×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është lidhja mes të arrestuarit Curri dhe deputetes Vjosa Osmani

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 17:58

    Në orët e para të mëngjesit, bosi i mistershëm i kazinove në Kosovës, Ismet Osmani i njohur ndryshe si ‘Curri’ është arrestuar nga Policia e Kosovës.


    Por, lidhjet e Currit në politikë janë të mëdha, thuhet se ai njihet me shumicën e liderëve të vendit. përfshirë këtu edhe të gjitha partitë kosovare.

    Mirëpo, një lidhje të veçantë Curri e ka me deputetin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Gazeta Metro.

    Vjosa dhe Ismeti kanë lidhje familjare mes vete mëson Metro, babai i Vjosa Osmanit e ka Currin djalë të axhës, ose siç njihet ndryshe kushëri i parë.

    Për çka u arrestua Curri?

    Policia e Kosovës ka njoftuar se Curri dhe të tjerët janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, të cilët vite më parë kanë pasur qëllim përfitimin në mënyrë të kundërligjshme – joproporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para).

    Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet të jetë mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro.

    Gjatë aksionit policor ku edhe janë bastisur 7 lokacion, janë sekuestruar para të gatshme në vlerë prej 10,250.00 €, dokumente, kontrata të ndryshme të shitblerjeve dhe tre Iphone X, një Iphone X Max, një Iphone 8, një Samasung, dy Nokia.

    Pesë personat e dyshuar tanimë të arrestuar dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy personat tjerë janë në kërkim policor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!