×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është vajza nga Drenasi që mori emrin e gazetares zvicerane

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 21:38

    Gazetarja zvicerane, Veronique Pasquier, në shtatorin e vitit 1998 do ta pagëzonte me emrin e saj fëmijën e pestë të familjes Zeka.


    Asokohe, fotografi Hazir Reka, e kishte shkrepur fotografinë e përbashkët të dy emnakeve.

    Fotografia është ekspozuar në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, bashkë me të tjera që Reka i kishte realizuar në kohën e luftës.

    Ekspozita me titull “Veronika, njëzet vjet…”, është hapur në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës Franceze në Prishtinë, për shënimin e 20-vjetorit të përfundimit të luftës.

    Reka, i cili asokohe ishte fotoreporter i agjencisë së lajmeve “Reuters”, sjell të përmbledhura imazhet që dokumentojnë momente të strehimit në malet e Berishës dhe Kishnarekës, trasnmeton ktv.

    Veronique Pasquier, rrëfen historinë se si emri i saj iu bart vajzës kosovare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!