×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo komunë e Kosovës ka mbetur që dy muaj pa autoambulancë

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 21:37

    Për dy muaj një autoambulancë ka qëndruar në oborrin e Kuvendit Komunal të Novobërdës.


    Por, automjeti që është pronë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, është jashtë përdorimit, për shkak të defekteve.

    Kjo autoambulancë këtë të enjte u dërgua për riparim.

    Deri tash nevojat e kësaj qendre janë kryer me vetura të tjera.

    “Jemi shërby me automjete të Kuvendit Komunal të Novobërdes”, thotë mjeku i QKMF’së.

    Gjithashtu, mjeku tregon se kanë qenë tri raste kur nevoja për autoambulancë ka qenë e domosdoshme.

    “Në një rast jemi detyruar që të shkojmë dhe të kthehemi me veturë të policisë. Ka qenë një rrahje e një pacienti. Pastaj një rast tjetër ku pacienti ka pasur një frakturë të komplikune”, ka thënë mjeku

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!