×
  • Lajme
  • Lajme

    Klan Kosova e zbulon fituesin sipas EXIT POLL-it

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 19:02

    Klan Kosova ka realizuar edhe këtë vit një sondazh me metodën e EXIT POLL, e cila realizohet nga intervistat në dalje të Qendrave të Votimit.


    Sipas EXIT POLL-it, LDK e VV janë baraz në vendin e parë, dhe dallon vetëm me pak vota.

    Ndërkaq, PDK-ja radhitet e treta me 22.2% dhe AAK-PSD me 10.58%.

    Ndërkohë, KQZ-ja akoma nuk ka nisur të numërojë votat, për të cilat ka thënë se këtë vit do të numërohen në kohë rekord.

    Ndryshe, EXIT POLL-i i Klan Kosovës edhe para dy vitesh nxori rezultate që përafërisht ishin të sakta, pasi renditja e partive ishte e saktë.

    Detaje të sondazhit do të publikohen së shpejti…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!