Ushtrues i detyrës i kreut të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku ka folur për betejën e Koshares. Thotë se aty të gjithë kanë luftuar nën emblemën e UÇK-së.
‘Beteja siç është kjo e Koshares ka ndodhur në përbërje të strukturave të ndryshme por të gjithë kanë qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, thotë Klinaku në Pressing.
‘Edhe ata që thonë se kanë qenë në FARK gënjejnë, se ska pas FARK fare. FARK-un mund ta ketë pasur në zemër por në emblemë, në uniformë kanë qenë me emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nëse dikush mendon tash pas luftës me dalë njësi të tjera është çështje e interesave e politikave ditore”, tha Klinaku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.