Ushtruesi i detyrës së drejtuesit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur rreth gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Klinaku ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka aktakuzat e bazuar në dokumentacion serb dhe me dëshmitarë të manipuluar teksa shtoi se veterantë e dalë nga lufta nuk e kanë njohur Gjykatën Speciale dhe nuk e njohin ende.
“Jo vetëm ky proces që ka filluar sot, ZPS-ja-a i zgjat procedurat, që në drejtësi normale duhet të fillonte gjykimi sa më parë. Nuk duhej që ZPS- që ende deklaron që ende po vazhdon hetimet, nuk është dashur të mbahen në paraburgim. Ne nuk e kemi njohur dhe as tash nuk njohim, kemi thënë të themelohet gjykatë vendore…Këtë gjykim e shohim si proces të montuar politik, pasi dokumentacionet që janë në aktakuzë janë nga Serbia pushtuese dhe dëshmitarët janë të manipuluara”, ka thënë Klinaku në T7, përcjell Reporteri.net.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi pas dy vitesh mbajtje në paraburgim./Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.