×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Po dëshmohet vazhdimisht koordinimi i pushtetit me Listën Serbe dhe Radoiçiqin

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 16:00

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar pas audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në Facebook, Klinaku ka thënë se pushteti ka qenë i koordinuar me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së

    “Se pushteti ka qenë i koordinuar me Listën Serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe atëherë kur kemi protestuar në oborr të Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar se lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e mëpastaj e ka lëshuar sallën”, ka shkruar ai në Faceobok.

    Klinaku ka thënë se “është dëshmuar më herët dhe po dëshmohet vazhdimisht me përgjime, koordinimi i këtij pushteti me listën serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq, kundër interesave të veteranëve”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!