×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika e Neurologjisë liron 30% të kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 9:02

    Klinika e Neurologjisë në QKUK ka liruar 30% të kapaciteteve për të trajtuar pacient me koronavirus.


    Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj klinike, Nexhmedin Shala.

    Tutje, ai tha se në klinikën e Neurologjisë janë 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor të infektuar me Covid-19, 2 mjekë dhe 3 infermierë.

    “Klinika e Neurologjisë është duke punuar në kushte të mbrojtjes ndaj Covid -19 ku duhet të respektohen të gjitha kriteret e parapara nga IKShPK-ja për mbrojtje ndaj Covid-19. Në këtë aspekt ne punojmë me shtretër të reduktuar dhe distancë sociale të konsiderueshme ndërmjet pacientëve”.

    “Me rekomandim të komitetit të shërbimit spitalor klinik universitar  ka liruar 30% të kapaciteteve që klinika të jetë e gatshme në rast të një vërshimi pacientësh me covid-19 të përgatitet për pranimin e pacientëve potencialisht të infektuar nga virusi Covid-19”.

    “Në klinikë nuk ka asnjë të infektuar ndonëse ne i testojmë të gjithë pacientët që vendosen në repartin e klinikës së neurologjisë për çështje hulumtimi dhe sigurie për ta dhe për stafin”.

    “I kemi 5 pjesëtar të personelit 2 mjekë dhe tre infermierë tashmë të konfirmuar me Covid-19. Është mirë që s’ka pacient të infektuar poashtu është mirë të shtohet edhe kujdesi ndaj infeksionit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!