Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka thënë se edhe në ambientet e Qeverisë së Kosovës në objektin e ish-Rilindjes, ka qenë e hapur byfeja e nëpunësve.
Objekti, në të cilin janë të vendosura disa dikastere ministrore, sipas burimeve të kryetarit të Shoqatës së Gastronomëve, e ka pasur të hapur byfenë e punonjësve sikurse është dëshmuar të ketë ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Mjedisit (MIA).
“Qeveria e Kosovës ka 15 Ministri gjithsej. E njëra nga to është edhe Ministria e Mjedisit dhe Infrastruktures, prej nga ka rrjedh edhe video e publikuar sot”, ka thënë Kllokoqi.
Në një reagim ndaj zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut, i cili tentoi ta demantonte videon e cila shfaqte dhjetëra punonjës të MIA-së të mbledhur në byfenë e Ministrisë, Kllokoqi ka vënë në pah se video e publikuar i dhe fotot e publikuara nga zëdhënësi i ekzekutivit, nuk shfaqin të njëjtën hapësirë por dy objekte të ndryshme.
“Në videon e publikuar nga burimet tona dhe në fotot e publikuara si arsyetim nga disa, shihet qartë se shkallet nuk janë të njejta, as pllakat, e as karrikat. Nga burimet tona edhe Byfe-ja në objektin e Rilindjes ka qenë e hapur. Ndoshta në Kryeministri paska qenë e mbyllur!”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.