×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ-ja edhe një herë reagon për shtrenjtimin e rrymës

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 12:00

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar edhe një herë për propozimi e ZRRE-së për shtrenjtim të çmimit të rrymës dhe rivendosje të bllok-tarifave, duke thënë që kjo është përtej pritjeve optimiste të KEDS-it, i cili është operator privat, por përfiton edhe nga buxheti i shtetit.

    Tutje, në këtë komunikatë thuhet se “ZRRE-ja ka luajtur lojë të ndyrë, duke ndarë dhe ndëshkuar konsumatorë në baza etnike dhe ka mbrojtur interesat e KEDS-it, jo të qytetarëve”.

    KMDLNJ-ja bën thirrje tek të gjithë akterët të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për përafrim të interesave të të gjitha palëve gjithnjë duke mbrojtur , në radhë të parë interesin e qytetarëve të Kosovës që, me këtë propozim po rrezikohet seriozisht.

    Po ashtu paralajmëron se nëse ky propozim miratohet do të vijë deri te përshkallëzimi i situatës për të cilën përgjegjësia do të adresohej, me të drejtë te Qeveria e Kosovës dhe deputetët që do ta mbështetshin këtë diskriminim flagrant në baza etnike.

    Sipas KMDLNJ-së, për ta mënjanuar përshkallëzimin së pari duhet të arrihet pajtueshmëri midis palëve për një çmim të përballueshëm dhe jodiskriminues dhe së dyti, duhet të informohet opinioni për çmimet reale për faktin se qytetarët po bombardohen me çmime që janë tmerruese.

    Lidhur me këtë situatë të mërkurën është paralajmëruar protestë qytetare, e cila pritet të fillojë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!