×
  • Lajme
  • Lajme / Politikë

    Koalicion të mundshëm me Limajn, Kurti: S’kanë ndryshuar qëndrimet tona ndaj kundërshtarëve – fitimtari e formon qeverinë

    Reporteri
    04 Mars 2025 | 11:18

    Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Gjilan në vendosjen e gurëthemelit të një çerdheje, është pyetur edhe për formimin e Qeverisë së re, për të cilën ai tha se fillimisht po presin certifikimin e rezultateve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I pyetur nëse do të ketë  një koalicion me partinë e Fatmir Limajt, NISMA, ai tha që s’ka qëndrime të tjera lidhur me opozitën.

    Kurti tha se njëherë po presin certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të shohin për rrugën përpara.

    Ai tha VV është fituese e zgjedhjeve dhe ata duhet ta bëjnë qeverinë e re.

    “Së pari ne presim certifikimi ne rezultateve dhe më pastaj do të shikojmë për rrugën përpara. S’ka ndryshuar situata që të kemi qendrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë tonë por kemi dalë fitimitar, dhe ai duhet ta formojë qeverinë”, tha Kurti para gazetarëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!