×
  • Lajme
  • Lajme

    Koalicioni askund hiç, Albulena Haxhiu merret me Ministrinë e NISMA-s

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 19:20

    Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon kritikat ndaj qeverisë në detyrë, ndërkohë ende nuk po arrijnë të gjejë marrëveshje me LDK-në për ta formuar qeverinë e re.


    Albulena Haxhiu e cila ka fituar sërish mandatin e deputetes në zgjedhjet e 6 tetorit, së fundmi është marrë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që drejtohet nga NISMA e Fatmir Limajt.

    Haxhiu e VV-së po akuzon këtë ministri se personave që kanë punuar në ditën e zgjedhjeve, ia kanë ndalur ndihmën sociale, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Me ndihmën sociale në Kosovë, familjet në nevojë nuk mund të kryejnë as nevojat mujore që i kanë.

    Çfarë ka bërë Ministria! Personave që marrin ndihmë sociale, e që kanë punuar në ditën e zgjedhjeve, ia kanë ndalur ndihmën sociale!!

    Kjo është e papranueshme. Çfarë shteti e pushteti, që varfëron e bën padrejtësi pikërisht me ata që nuk e kanë ndjerë kurrë dorën e shtetit ashtu siç duhet.

    Çfarë turpi e çfarë mjerimi!

    Këto padrejtësi duhet të ndalohen sa më parë. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3148774465193323

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!